LajmeOpinion

Çorganizimi total i BFI-së

Bashkësia Fetare Islame është në prag të rrënimit total mu si një kullë prej letre! Kjo fatkeqësi po i ndjellet BFI-së si rrjedhojë e karrierizmit të verbër të, instalacionit partiak në krye të BFI-së nga strukturat antiislame, Shaqir Fetait, i cili, për të gëzuar respekt e përkrahje arificiale, është në gjendje që të vihet në shërbim të turlifrë matrapazi

Nga Mr. Abaz Islami

Ata që e përcjellin punën e paudhë të Shaqir Fetait, sakaq do të konstatojnë se i gjori, për të krijuar një iluzion prej “magjistari”, është në gjendje që prej asgjëje të prodhojë “pesë lajme”, që të gjitha të parëndësishëm, të kotë por që ia shtojnë vetëkënaqësinë Shaqir Fetait. Vjen filani si mysafir i BFI-së dhe, Shaqir Fetai, kujdes, jo gazetarët por Shaqir Fetai, do të prodhojë “dhjetra lajme”, duke i titulluar se filani vizitoi BFI-në, i njëjti filan po qëndron në Medrese, i njëjti filan u mahnit me FSHI-në, qëndroi edhe në myftininë e Tetovës, të Gostivarit, Kumanovës, se i njëjti filan i shikoi zogjtë e Shkupit, e shkeli barin e njomë, se i njëjti filan e futi dorën në xhep dhe e nxori për t’i lëmuar flokët etj. etj. Nuk e ka dert edhe nëse gënjenë Shaqir Fetai, për të është me rëndësi të krijohet, por ama në letër, një përshtypje e mirë për bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait. A e keni parë se si gënjen i pafytyri, duke e paraqitur edhe mysafirin e nderuar në parametra të një duduku injorant! Sipas, Shaqir Fetait, gjatë vizitës së Medresesë “Isa Beu”, mysafiri paska thënë: “Në këtë institucion erdha për të parë se si funksionon një shkollë e mesme, a në realitet gjeta staf dhe nxënës të përgaditur si të një universiteti”! Ose Shaqir Fetai po rrenë, ose mysafiri i lartë paska qenë hipokrit, sepse, kjo përshtypje nuk mund të krijohet për një orë vizitë, sepse ne të tjerët e dimë fort mirë se cili është kapaciteti aktual i kësaj Medrese!

Kur ka ndodhur që xhemati i vendit të dezorganizohet duke lejuar, ligjëruar dhe institucionalizuar fraksionimin e xhematit dhe aderimin e tij në lloj-lloj rrymash e ideologjishë “fetare”! Ligjet e vendit nuk lejojnë që një i punësuar të jetë i punësuar edhe në institucione të tjera dhe të marrë nga dy-tri rroga, siç ndodhë kjo në bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait. Ligjet e vendit nuk lejojnë që një i pensionuar të vazhdojë edhe më tej me punë dhe të paguhet, përveç pensionit, edhe me rrogë të rregullt, siç ndodhë kjo te bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait.

Një i punësuar në BFI obligohet që të kontribuojë për këtë Institucion, ta ruajë interesin e këtij Institucioni dhe mos t’i dëmtojë burimet e tij financiare, siç po ndodhë aktualisht në bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait. Sot kemi plotë hoxhallarë që punojnë si imamë nëpër xhami, por që janë edhe drejtues të ojq-ve, të shtëpive botuese ku botojnë pa iu nënshtruar redaktimit profesional nga ana e ekspertëve të BFI-së, drejtojnë agjenci turistike, organizojnë haxh, umre, e lënë detyrën krye më vete dhe caktojnë vetë zëvendësues të tyre në xhami, deri sa do të qëndrojnë në haxh apo umre të organizuar privatisht. Kësisoj, krijohen raste kur asnjë organ i BFI-së nuk di se cili person është caktuar  “imam” i përkohshëm i xhamisë, kush është ai, nga vjen ai, çfarë përgatitje ka etj.

Nuk mundet që një hoxhë i Bashkësisë Fetare Islame ta përdorë xhaminë dhe t’i animojë myslimanët që në haxh apo umre të shkojnë përmes agjencive private për të cilat punojnë dhe agjitojnë ata; nuk mundet që të mbledhin kurbanë apo fitra e zeqat për “ojq”-në që e udhëheqin vetë.

Dhe, meqë të gjitha këto anomali i hesht Shaqir Fetai, kjo nuk do të thotë se “BFI-ja po ec rrugës së mirë”. Këto anomali i hesht Shaqir Fetai, sepse karrierizmi i tij është katran i zi, sepse, për një “rehati në karrierë” është në gjendje të lejojë, të motivojë madje edhe t’i përkah veprimet nga më fatalet për Institucionin dhe për xhematin e vendit. Pastaj, kjo përpjekje e tij e djallëzuar, e çon të gënjejë, e çon të bëjë veprime antiislame, e çon t’i mbyllë sytë para problemeve devijante, e çon të përkrah dukuri që nuk i kanë hije as një abnormali!

Këndellja e popullit do të ndodhë, shumë shpejt do të shihet se çfarë katastrofe paska qenë Shaqir Fetai, por, po shtohet droja se do të jetë paksa vonë! Do të duhet vite e vite për t’i sanuar defektet që i ka shkatuar Shaqir Fetai dhe pastaj të niset me strategjinë që ia rikthen dinjitetin dhe identitetin Bashkësisë Fetar Islame. Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj sfide që aktualisht është e vetmja e myslimanëve të vendit – dëbimi sa më parë i Shaqir Fetait, i kësaj katastrofe të myslimanëve të vendit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close