BotaLajme

Çlironi Rusinë nga ‘hajdutët’: Navalny thirrje mbështetësve të tij

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dënuar me tre vjet burg, u bëri thirrje mbështetësve të kapërcenin frikën dhe të çlironin Rusinë nga “hajdutët” në pushtet.

“Ata mund të qëndrojnë në pushtet dhe ta përdorin atë për pasurimin e tyre personal, duke u mbështetur vetëm në frikë. Por ne, duke kapërcyer atë frikë, mund ta çlirojmë atdheun tonë nga ky grup hajdutësh që e pushtuan atë”, shkruan Navalny.

Gjyqi i shpifjes kundër opozitarit rus fillon do të fillojë gjatë ditës së nesërme në kryeqytet, Moskë. Kundërshtari i Kremlinit u dënua me 32 muaj burg më 2 shkurt për shkelje të kushteve të një dënimi të pezulluar më parë, ndërsa po merrte trajtim mjekësor në Gjermani pasi u helmua me një agjent nervor.

Ndryshe, mijëra mbështetës të Navalnyt janë arrestuar gjatë javëve të fundit shkaku i protestave të vazhdueshme anembanë Rusisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close