Sport

Clippers merr fitoren e katërt dhe eliminojnë Dallasin, kampioni në fuqi e nis me humbje serinë ndaj Boston Celtics

Los Angeles Clipper kanë marrë fitoren e katërt ndaj Dallas Mavericks për të kaluar në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Kalifornia me shumë mund ka eliminuar Dallasin me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Natën e mbrëmshme Clippers kanë triumfuar me 14 pikë epërsi 111:98 në një ndeshje ku shkëlqeu Kawhi Leonard.

Basketbollisti amerikan ishte i pandalshëm, pasi e mbylli takimin me 33 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime.

Luka Doncic në anën tjetër te Dallas ishte më efikasi me 38 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk i mjafton për fitore.

Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Clippers do të luaj me fituesin e përballjes Utah Jazz 3-3 Denver Nuggets.

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes është zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors.

Celtics kanë marrë fitoren e parë me 18 pikë diferencë 112:94.

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin më meritorët për këtë fitore të Cetlics, pasi e mbyllën takimin me nga 21 pikë të shënuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close