KulturëLajmeMaqedoniRajon

“Çifti i hapur”/ Shfaqet në Durrës komedia e Dario Fo dhe bashkëshortes,me regji të Sulejman Rushitit

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u shfaq me sukses komedia “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit,shkruan Top24.

Një çift në skenë dhe në jetë, aktorët Romir Zalla dhe Suela Bako sollën para publikut sfidat e një çifti të hapur, gati në shqyerje, një nga veprat më të njohura të shkruar nga nobelisti Dario Fo dhe gruaja e tij Franka Rame.

E vënë në shumë skena të botës për temën universale, dramën që trajton, komedia vjen si një bashkëpunim mes teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe Teatrit të Gostivarit.

Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Pas Durrësit, komedia do të shfaqet në  Teatrin e  Gostivarit me datën 11 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬  dhe 12 dhjetor  ora 19:00 në Teatri Shqiptar- Shkup. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close