BotaKurioziteteLajme

‘Chuck Norris pjesë e protestës në Kapitol?!’ Ja si përgjigjet aktori i famshëm

Ylli i Hollivudit, legjenda e arteve marciale dhe “mysafir” i shpeshtë i memeve – Chuck Norris, mohoi që ai ishte pjesë në protestat e javës së kaluar në Uashington pasi u shfaqën në media fotot e një njeriu që ngjan me të.

“Nuk isha unë dhe nuk isha atje. Nuk ka vend për dhunë në asnjë shoqëri. Unë jam gjithmonë për rregull dhe ligj ”, deklaroi aktori.

Menaxheri i Norris Eric Kritzer e mbështeti atë duke i thënë AP se klienti i tij – i njohur si një konservator i madh – nuk mori pjesë në dhunën në të cilën u vranë pesë njerëz.

“Ai ishte madje me familjen e tij në një fermë në Teksas”, tha Kritzer, duke shtuar se burri në foto dukej si Norris, por se ai ishte “edhe më i pashëm”.

Rrjetet sociale shpërthyen në fillim të javës kur një selfie e një njeriu që i ngjante Norrisit u shfaq para Kapitolit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close