LajmeShowbiz

Chrissy Teigen duket e pabesueshme në paraqitjen e fundit e me fustan ngjyrë argjendi dhe taka

Modelja 36-vjeçare u shfaq në emisionin NBC për të promovuar serialin dokumentar “The Way Down: God, Greed, and the Cult of Gwen Shamblin”.

Jimmy, 47 vjeç, pasi luajti një lojë të re me Chrissy, hapi intervistën e tij duke pyetur për dy fëmijët e saj me bashkëshortin John Legend.

“Ata janë shumë të mirë. Po na mbajnë kaq të zënë. Luna sapo ka mbushur gjashtë vjeç dhe Miles është gati të mbush katër dhe nuk mund ta besoj”, tha Chrissy.

Ajo shtoi se Luna dhe Miles ‘nuk mund të ishin më të ndryshëm’ nga njëri-tjetri dhe ta mbanin atë dhe John në këmbë gjatë gjithë ditës.

Për paraqitjen ylli kishte veshur një fustan të shkurtër të argjendtë me detaje portokalli që i shkonin shumë bukur tenit të aktores.

Ajo zgjodhi disa taka me lidhëse në ngjyrë të gjelbër si kombinim për fustanin të cilat kishin pjesën e gishtërinjve të hapur.

Si aksesorë shtesë ylli vendosi disa unaza në gishtat e saj dhe vath të mëdhenj rrumbullak.

Flokët e gjata të valëzuara të yllit u lanë të lëshuara, duke i shtuar kështu edhe më shumë bukuri pamjes. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close