
Christopher Nkunku është një nga futbollistët më të mirë të Chelseat, por ai çuditërisht nuk po luan si titullar te klubi londinez.
Duke marrë parasysh situatën e tij aspak të mirë ditë më parë është lajmëruar në mediat angleze se Nkunku do të largohet nga Chelsea.
Klubi beson se kjo situatë do të ndryshojë në gjysmën e dytë të sezonit kur orari të bëhet edhe më i vrullshëm.
Man United nuk ka kontaktuar zyrtarisht me Chelsean për një lëvizje të mundshme për Nkunku, pavarësisht raporteve të mëparshme për interesimin e tyre.




