
Para disa ditësh Bashkimi Demokratik për Integrim përmes eksponentëve të tij publikuan në rrjetet sociale nje foto të gjelbërt me tre pika të bardha për të vazhduar më pas edhe me një foto tjetër me një pikëpyetje të po në të njejtën fomrat. Së fundmi lideri i saj Ali Ahmeti ka paralajmëruar një lajm të madh për 5 Qershorë e Shtunë. Por kësaj enigme të BDI-së së fundmi i është shtuar edhe rrejti i Lëvizjes Besa e udhëhequr nga Bilall Kasami. Por vlenë të theksohet se kjo foto nga eksponent të Lëvizjes Besa, ku shihet një dragua është publikuar pas takimit të Bilall Kasamit me kryeministrin e vendit Zoran Zaev në selinë qendrore të kësaj partie. Aktualisht vetëm Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë zbritur në teren. TOP24



