LajmeSport

Çellsi shfaq interesimin, Interi ia kumton çmimin e lojtarit

Denzel Dumfries kërkohet me ngulm nga Çellsi, që i kanë ofruar 25 milionë euro, plus bonuse. Një shifër kjo që është refuzuar nga zikaltrit, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e mbrojtësit, teksa nuk heqin dorë nga 50 milionë euro.

Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Aindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar. Ai realizoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.

Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se Simone Inzagi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close