LajmeRajon

Caktohet dita e mbajtjes së seancës konstituive

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Në rend dite janë vetëm dy pika: zgjedhja e kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ky zhvillim vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i publikuar të hënën, e cila sqaroi se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur dhe brenda një afati 30-ditor, që fillon të llogaritet nga e marta.

Në vendimin e Kushtetueses theksohet se kalimi në votim të fshehtë, siç kishte insistuar Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka pasur mbështetje nga subjektet e tjera parlamentare. Për këtë arsye, kryesuesi i seancës është urdhëruar që të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Ndërkohë, Kushtetuesja nuk ka specifikuar pasojat e mundshme juridike në rast se Kuvendi nuk arrin të konstatohet brenda afatit të përcaktuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close