
Deri sa po kalkulohet për kandidaturat e mundëshme për një nga pikat më të nxehta pas Tetovës, në Çair duket që marrëveshja mes Izet Mexhitit dhe Alternativës po shkon drejtë fundit. Sipas burimeve të Top24, kandidat i VLEN-it në Çair do të jetë Izet Mexhiti i cili do të garoj për herë të katër për të udhëhequr Çairin përballë kundërkandidatit të Frotntit Europian që pritet të jetë Bujar Osmani. Burimi më tej shton se në garën e Çairit do ta kryesojnë Izet Mexhiti si kandiat dhe Muhamed Krasniqi i Alternativës si bartës liste duke tentuar kështu të sigurojnë një fitore VLEN-it.



