
Kryetari Partisë Demokratike, gjatë një konference për shtyp tha se “sjellja e Edi Ramës ndaj pensionistëve është më çnjerëzorja që mund të bëjë kush.
Berisha: Të fajësosh biznesmenët në një kohë kur kontributet dhe sigurimet shoqërore janë rritur. Fondi nga buxheti për këto është zvogëluar. Së dyti, të fajësosh bizneset në një kohë kur buxhetit 8.2 miliardë euro është i tëri produkt i tyre, ka përdorur dikur një shprehje një politikan, që nuk më shkon, por po e rikujtoj se kësaj i thotë, të lehësh si një qen në han.
Ky është një akt i shplarë, më se paku të themi, do të ju japë atë që ligji, se buxheti është ligj i votuar në parlament, nuk i ka paratë e Kristaq Ramës ai këtu. Dhe ligji i parlamentit u jepte atyre, indeksimin me 4%, kurse ky nga marsi në tetor ua mori dhe tani do të ua japë dhuratë për vit të ri.
Sjellja e tij ndaj pensionistëve është më çnjerëzorja që mund të bëjë kush. Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatorët. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik.



