EkonomiLajme

Bursa Londrës ndërpret kontratën me bankën ruse Sberbank

Huadhënësi më i madh rus Sberbank, i cili është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore, planifikon të largohet nga Bursa e Londrës pasi depozituesi ndërpreu kontratën me bankën.

Sipas një deklarate, banka ka theksuar poseduesit e certifikatave të depozitave mund t’i shkëmbejnë ato deri më 16 qershor.

Po ashtu, banka ka njoftuar Autoritetin e Administratës Financiare të Britanisë së Madhe dhe Bursën e Londrës për qëllimin e tyre për të anuluar listimin e certifikatave të depozitave.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj shumë bankave ruse, përfshirë Sberbank, për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close