
Shtatë anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center janë njohur me masën e sigurisë. Katër janë lanë në “arrest në burg” dhe 3 të tjerë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme.
Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
Nga ambientet e një Call Centerit të paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, duke iu prezantuar atye si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.
Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është rreth 363 mijë euro.
Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana./vizionplus.tv



