LajmeMaqedoniTopLajm

Bullgari, Borisovi: Janë pranuar dorëheqjet e katër ministrave

Janë pranuar dorëheqjet e ministrave të Financave, Vladislav Goranov, ministrit të Punëve Brendshme, Mladen Marinov, të Ekonomisë, Emil Karanikolov dhe Turizmit, Nikolina Angelkova, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov pas takimit me partnerët e koalicionit.

Dorëheqjet vijnë mes protestave të përditshme antiqeveritare në Sofje dhe në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe prokurorit publik, Ivan Geshev si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Goranov, Mladenov dhe Karanikolov u dyshuan nga koordinatorët e GERB si të afërt me DPS-në dhe për këtë arsye nga ata kërkuan që të jepnin dorëheqjen një javë më parë.

Drejtori i policisë, Hristo Terziski do ta marrë përsipër Ministrinë e Punëve të Brendshme, si pasardhës i Marinovit.- Advertisement –

Laçezar Borisov, i cili aktualisht është zëvendësministër i Ekonomisë, do ta marrë përsipër funksionin e Karanikolovit.

Kiril Ananiev do të kryesojë me Ministrinë e Financave në vendin e Goranovit.

Për Ministër të Shëndetësisë do të emërohet, Kostadin Angelov i cili është drejtor i spitalit Aleksandrov. 

Ministrja e Turizmit, Angelkova jep dorëheqjen në një kohë kur sektori është në pozitën më të vështirë, kryesisht për shkak të pandemisë së korona virusit. Në vendin e saj është emëruar zëvendëskryeministrja, Mariana Nikolova e cila do t’i kryejë të dy funksionet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close