LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: Ja pse RMV ka qenë pjesë e OPEN BALLKAN-it (VIDEO)

Kandidati për president nga “Fronti Europian” Bujar Osmani në pyetjet qytetarëve në TIkTok është përgjigjur se pse Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e OPEN BLAKAN-it .

“Për herë të parë idenë për Open Ballkan delegacioni i joni i shtetit e ka dëgjuar gjatë takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Pra Open Ballkan ka qenë një iniciativë e Shqipërisë e mbështetur nga SHBA për dy arsyje.

  1. Për të krijuar kushte për pajtim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ti jepet një rrugë dalje Serbisë që ta pranon Kosovën, natyrisht pozicionet e Serbisë ishin si ishin para opinionit të tyre para botës, dhe ai dëshirionte që të krijoj një pltaformë apo rrugëdalje që të ketë njohje mes Serbisë dhe Kosovës.
  2. Aspekti Ekonomik, për shkak se qeveria e Shqipërisë kishte vlersëuar se 80% e kohës kamionët e kalojnë në pikat kufitare duke pritur për shkak procedurave administrive të kohës, kurse 20% rrijnë në rrugë për të arritur deri te destinacioni. Kjo do të thotë se 80% ekonomia është e ngulfatur për shkak të barierrave administtrative të panevojshme të shtetit të rajonit” thotë Osmani në përgjigjen e tij në lidhje se pse RMV ka qenë pjesë e Open Ballkan-it

Sipas Bujar Osmanit  këto ishin dy motivet “Pajtim mes popujve”, veçanërisht pajtim shqiptaro – serb dhe e dyta çlirim e 80 % e potencialit ekonomik në ballkan që ju është prezentuar në Tiranë për Open Ballkanin nga qeveria e Shqipërisë veçanërisht nga Edi Rama.

Në lidhje me Kosovën, Osmani thotë se Kosova kishte qasje tjetër që ka kërkuar që të pranohet Kosova nga Serbia më pas të hyje Kosova në Open Ballkan.

Osmani më tej vazhodn se në çdo takim me përfaqësues të lartë të SHBA-së që nuk i kanë thënë duhet mbështetur ideja e OPEN Ballkanit pasi pas saj qëndron ideja e pajtimit dhe ideja e çlirimit ekonimik të rajonit.

Në lidhje me opozitën shqiptare, Osmani ka sqaruar se kandidati i VLEN, Arben Taravari kurrë nuk ka hapur gojën në lidhje me Open Ballkanin deri sa ka qenë në qeveri dy vite.

Sipas Osmanit patriotizëm i madh është që të jesh me Amerikën dhe pa ta nuk ka askush mundësi për ti realizuar aspiratat për një jetë Evropiane të bashkuar dhe të fuqishëm.

@bujar.m.osmani

Replying to @dem89

♬ suono originale – Bujar Osmani

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close