LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti!

Nga VLEN sot përmes një konference për shtyp pranë Spitalit të Gjinekologjisë në Çair kujtuan hetimin tashmë të mbyllur të ish PSP-së, të njohur si rasti “Pacienti”, ku i dyshuar ishte Bujar Osmani. Nuk vonoi përgjigja e Osmanit, i cili tha se ky ka qenë një rast i prokurores Katica Janeva, e cila tashmë është në burg dhe që është në listën e zezë amerikane. Osmani thotë se për rastin në fjalë nuk kishte as aktakuzë, ndërsa tha se u hap si temë me kërkesë nga Rusia për diskreditimin e tij.

Ai rast është një hetim vetëm, që është ngritur nga një prokurore që tash është në burg dhe është në listën e zezë amerikane. Unë prej atëherë e kam ditur që ky hetim është ngritur për të diskredituar, me kërkesë ruse dhe me elemente korruptive dhe vet Prokuroria e ka mbyllur ende në fazë hetimore sepse ka konstatuar se gjithçka ka qenë në rregull. Të ngritni rast për të cilin as nuk është ngritur akuzë, vërtet tregon se sa pa ide jeni dhe sa të them të dëshpëruar jeni”, theksoi Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close