LajmeRajonTopLajm

Brnabiç: Asociacioni nuk bartet te plani franko-gjerman, kjo s’ka kuptim

Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar më 2013 dhe s’mund të bartet në marrëveshje tjera, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, raportoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell Reporteri.net.

Kështu u përgjigj Brnabiç pyetur rreth raportimeve se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është planifikuar të bartet brenda propozimit franko-gjerman për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministrja serbe tha se shpreson që një gjë e tillë që Asociacioni të bartet në planin franko-gjerman të jetë “ose lajm i rremë ose gjysëm informacion”, ngase siç u shpreh ajo “kjo nuk do të kishte kuptim”.

“Ka nënshkrim të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së në atë dokument, nuk e di se si do të mund të diskutonim gjëra të tilla”, tha Brnabiç.

Ditë më parë media “Albanian Post” shkroi të ketë mësuar për një plan tre-pikësh për daljen nga kriza e krijuar në pjesën veriore të Kosovës.

“Serbia pajtohet se kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet vetëm përbrenda tërësisë së planit Franko-gjerman – pra, si pjesë e strukturës së përgjithshme të planit”, thuhet në njërën pikë të këtij propozimi, sipas AP-së.

Brnabiç në lidhje me këtë tha se Asociacioni është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe për të është pajtuar kohë më parë. “Beogradi i ka përmbushur marrëveshjet, Prishtina jo. Pra çfarë të bëjmë, kjo nuk është fer”, tha kryeministrja serbe.

Përveç kësaj, ajo tha se “nuk është në dijeni” se është arritur një pajtim mes palëve për çështjen e targave, dhe e cila do të bëhej publike ditëve në vijim, përkatësisht para 21 nëntorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close