BotaLajme

Britanikët kundër projektligjit që fuqizon rolin e policisë në protesta, mijëra qytetarë lëshohen në rrugë, shkatërrohet stacioni i policisë, digjen automjetet (FOTO)

Protesta të dhunshme janë shënuar në Britani një ditë më parë.

Qytetarët janë lëshuar masivisht në rrugë, pasi janë kundër një projektligji që fuqizon rolin e policisë në protesta. Ajo që nisi si një grumbullim paqësor i rreth 5 mijë aktivistëve, mori një tjetër rrjedhë dhe si pasojë gjashtë oficerë policie u plagosën rëndë.

Po ashtu, stacioni i policisë Bridewell u bllokua dhe qindra persona u panë duke thyer xhama, e duke iu vënë flakën automjeteve të policisë.

Megjithë kundërshtimin publik dhe votat kundër, projektligji do t’i japë policisë më shumë pushtet për të vendosur kushte në protesta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close