
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy ka njoftuar se Britania e Madhe do të ndalojë shitjen e disa armëve për Izraelin.
Duke bërë një deklaratë në Dhomën e Komunave, Lammy tha se do të pezullohen rreth 30 nga afërsisht 350 lloje të armëve drejt Izraelit, shkruan skynews.
Ai tha se veprimet e Izraelit në Gaza “vazhdojnë të çojnë në humbje të jashtëzakonshme të jetës civile, shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile dhe vuajtje të jashtëzakonshme”.
“Një numër” eksportesh të cilat qeveria ka vlerësuar se nuk do të përdoren në luftën Izrael-Hamas do të vazhdojnë të dërgohen drejt Tel Avivit, shtoi Lammy.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte “nuk ka dyshim” se Mbretëria e Bashkuar “vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”.
Ndryshe, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë ndër furnizuesit kryesor me armatim të Izraelit. /Telegrafi/



