BotaLajme

BRITANIA NIS PROVËN PËR KOMBINIMIN E VAKSINAVE PFIZER DHE ASTRAZENECA

Britania të enjten nisi një provë për të vlerësuar përgjigjet imune të gjeneruara nëse dozat e vaksinave COVID-19 nga Pfizer Inc dhe AstraZeneca Plc kombinohen me njëra-tjetrën.

Studiuesit britanikë të cilët janë marrë me këtë kombinim thanë se të dhënat mbi vaksinimin e njerëzve me dy lloje të ndryshme të vaksinave të Coronavirusit mund të ndihmojnë në të kuptuarit nëse të ato mund të përhapen me një fleksibilitet më të madh në të gjithë botën. Të dhënat fillestare mbi përgjigjet imune pritet të gjenerohen rreth qershorit.

Pritet që më shumë vaksina të shtohen në provë kur ato të miratohen dhe të mbyllen pas katër deri në 12 javë.

Rekrutimi për studimin fillon të enjten, me mbi 800 pjesëmarrës që pritet të marrin pjesë, thanë studiuesit.

Kjo e bën atë shumë më të vogël se provat klinike që janë përdorur për të përcaktuar efikasitetin e vaksinave individualisht.

Matthew Snape, një vaksinolog i Oksfordit që po drejton provën, tha se rezultatet fillestare mund të ndihmojnë në vendosjen e vaksinave në gjysmën e dytë të vitit.

“Ne do të marrim disa rezultate, pritet, deri në qershor ose rreth asaj kohe, do të bëhet I ditur përdorimi i dozave përforcuese në popullatën e përgjithshme,” u tha ai gazetarëve.

Kjo provë kërkon të rekrutojë njerëz mbi moshën 50 vjeç të cilët mund të jenë në rrezik më të lartë se të rinjtë dhe që nuk janë vaksinuar tashmë. /

Related Articles

Back to top button
Close
Close