
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska do të marrë pjesë në Samitin e 9-të energjetikë të Ballkanit në Athinë e cila mbahet nën kujdesin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Energjisë së Greqisë, Ministrisë së Energjetikës së Hungarisë dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) të Maqedonisë së Veriut.
Bozhinovska, siç njofton kabineti i saj, do të jetë pjesë e panelit ministror me të cilën zyrtarisht hapet samiti dhe së bashku me ministrat nga vendet e rajonit do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit strategjik energjetik të Ballkanit. Në fokusin e bisedimeve do të jenë siguria rajonale energjetike, zgjidhja hibride e energjisë dhe krijimi i një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave globale.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, thuhet në njoftim do ta vendosë planin kombëtar për transit të energjisë me theks në kalimin gradual nga qymyri në hidrogjen dhe gaz natyror – proces që Maqedonia e Veriut e udhëheq si pjesë e politikës së saj afatgjate të energjisë.
Këtë vit, Samiti i energjisë në Ballkan mbledh së bashku mbi 40 folës, mes të cilëve ministra, rregullatorët dhe aktorët kryesor nga industria e energjisë. Ngjarja parqet platformë – biznes kyç për partneritete strategjike dhe hapjen e mundësive të reja për investime në sektorin e energjisë në rajon.



