LajmeSport

Bove, në repartin e Terapisë Intensive, si paraqitet gjendja e mesfushorit

Edoardo Bove, mesfushor i Fiorentinës, mbetet në repartin e Terapisë Intensive, ndërsa mjekët po vazhdojnë të kryejnë analiza të thelluara për të kuptuar shkakun e ndalimit të zemrës.

Siç raportohet nga ‘gazzetta.it’, Bove po kontrollohet vazhdimisht për të verifikuar mundësinë e ndonjë problemi të zemrës dhe për të hetuar historikun e tij shëndetësor, për të parë nëse ka pasur ndonjë fenomen që mund të ketë lënë ndonjë gjurmë.

Deri tani, analiza ka treguar se Covid-19, të cilin Bove e ka kaluar në vitin 2020, nuk ka lënë pasoja të dukshme. Përveç skanerit koronarin, që ka dhënë rezultate të kënaqshme, mjekët po përdorin rezonancën magnetike kardiologjike për të identifikuar çdo problem të mundshëm, edhe në nivel minimal, që mund të ketë shkaktuar aritminë që ai ka pësuar të dielën.

Po ashtu, analizat për nivelet e kalciumit dhe kaliumit, që ishin të ulëta dhe shumë të rrezikshme për zemrën, janë pjesë e hetimeve.

Në këtë moment, kujdesi dhe qetësia mbizotërojnë: nuk ka pasur ndonjë ndryshim të njohur në gjendjen e tij, dhe asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar ende nga spitali në bashkëpunim me klubin, pavarësisht se një e tillë ishte paralajmëruar.

Megjithatë, Bove po përmirësohet, është i qartë, ka humor dhe është i fokusuar në rikuperimin e tij. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që gjatë ndeshjes së sotme kundër Empolit në Kupën e Italisë të mos ketë manifestime publike, duke ndaluar që skuadra të veshë bluza mbështetjeje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close