LajmeRajon

Borxhi përplas Ramën dhe Bashën/ Kreu i PD: More sa të gjitha qeveritë 1991-2013! Kryeministri: E latë në 74 përqind pa pandemi e tërmet. Ja pse duhet Eurobondi

Akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2021 si dhe mundësia për t’i dhënë dritën jeshile daljes në tregjet ndërkomëbëtare Shqipërisë për marrjen e një eurobondi përplasi këtë të hënë në Kuvend kreun e PD dhe kryeministrin Edi Rama.

Diskutimin e nisi i pari kryedemokrati i cili tha se qeveria ka marrë borxh këto 8 vite më shumë se të gjitha qeveritë të marra së bashku.

“Në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë së bashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, të cilat nuk u kthyen në mirëqenie për familjet e thjeshta, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për blegtorët dhe fermerët, as në rroga më të larta, as për pensione dinjitoze për të moshuarit tanë. Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, edhe njëherë sa të gjitha qeveritë të marra bashkë nga 1991 deri në 2013-ën, që nuk shkuan për qytetarët dhe as nuk e bën dot Shqipërinë një vend më të jetueshëm, por e kthyen në një vend që konkurron me shtetet në luftë civile për numrin e azilkërkuesve në Europë, në raport me popullsinë”, tha Basha.

Basha tha më tej se miliardat e lekëve shkojnë për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë.

“Po ku shkuan këto miliarda euro boxh? Përgjigjja është e thjeshtë. Në këtë shtet të cilësuar si i kapur nga korrupsioni nga “Transparency International”, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit si vendin më të korruptuar në rajon dhe në Europë, këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan për një grusht të vogël njerëzish, të lidhur ngushtë me këtë që është ulur këtu mbrapa, që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë. Mjafton t’i hedhim një sy projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, ku duket qartë se cilat janë prioritetet e tyre”, tha Basha.

Por kryeministri Edi Rama tha se marrja e një eurobondi nuk është një borxh, por një mundësi për të rritur ekonominë.

Nga ana tjetër, ka një keqkuptim të madh për aktin normativ dhe eurobondin, eurobondi nuk është një borxh i radhës, por një mekanizëm financimi, me likujditet i vetë borxhit, nuk është siç tha Mediu, të marrim borxh të lajmë borxh, por është mekanizëm që na jep mundësinë që të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe atë të borxheve të marra në shumë vite, tha Rama.

Kryeministri nuk i kurse kritikat edhe për opozitën, e cila e akuzon atë se e ka rritur nivelin e borxhit në 80 përqind.

Rama tha se kur ata e morën pushtetin, niveli i borxhit ishte 74 përqind, dhe para se të binte tërmeti e më pas pandemia, qeveria socialiste kishte arritur ta çonte në 64 përqind.

“Këtu ça nuk u tha, por e vërteta është që kur përsërisni borxhin 80 përqind, duke u përpjek t’i thoni njerëzve që këtu ka vetëm marrje borxh e dhe sikur situata ka dalë jashtë kontrollit, kujtohuni pak .

Ka një pse , për borxhin që është mbi 74 përqind, kanë ndodh dy ngjarje shumë të rënda që krijuan nevojë për të marrë borxh, borxhi që ju i latë vendit, ishte 74, dhe s’kishte as pandemi e as tërmet, por qoftë tërmeti, qoftë covid ishin e një forme tjetër në themelet e qeverisjes tuaja”, tha kryeministri:, tha ai. 

Rama ndërsa komentonte gjendjen e borxhit më tej, nuk i kurseu ironitë as për situatën sot në PD, duke e cilësuar këtë parti si një zog me dy kre.

“Se kur flisni ju për ato që flisni është vërtet për tu admiruar guximi me të cilin harroni ju nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni zbrit në vend ditën që filloi ky parlament, ju keni qenë këtu, keni qeverisur dhe protagonistët e djeshme, sot i keni në të dy krerët e zogut që po përpëlitet, se PD është një zog dy krenar po jo shqiponjë. Nuk jam ende i qartë se kujt do ti ngjajë në fund, por jo shqiponjës e sigurt”, tha Rama.

Rama tha se nuk kishte një mundësi tjetër përveçse marrja e një eurobondi: Dhe ne kemi bërë atë që bënë çdo familje kur ndeshet me një situatë më të madhe se ajo vetë.Nëse një familje i digjet shtëpia ç’do bëjë , do shkojë për borxh apo rri në shi dhe diell, shkon merr borxh.E njëjta gjë ndodh dhe me familjet kudo, pro mos harroni borxhin dhe s’ta japin, kjo varet nga sa kapacitet ke ti që të provosh se sa kapacitet ke ti ta lash atë .

Eurobondi nuk është hua që i merret budallenjve. Dhe bankat nuk janë sportel që mezi pret ti shkojnë shtete që po falimentojnë siç tha Mediu. Por si e përballon një shtet , e provon që është një shtet që është në gjendje ta lajë atë.

Kuvendi miratoi ndryshimet për buxhetin e vitit 2021 me 74 vota pro dhe 49 kundër.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close