Rajon

Borë në malet e Kroacisë dhe Sllovenisë

I tërë rajoni po përballet me rënie të temperaturave e reshje shiu.

Mirëpo, në disa zona malore tashmë kanë rënë edhe fjollat e para të borës.

Një ciklon i thellë nga zona e Gjirit të Genovës u zhvendos në Adriatikun verior gjatë mëngjesit dhe pritet të lëvizë më tej në Adriatikun qendror.

Për shkak të kësaj me ndryshime moti po përballet i tërë rajoni. Në disa zona malore në Kroaci madje ka rënë edhe borë.

Reshje bore ka pasur edhe në viset malore të Sllovenisë.

Ndërkohë reshje shiu mbrëmë ka pasur në Shqipëri ku në disa zona janë shënuar edhe përmbytje.

Nga nesër edhe në Kosovë pritet rënie e konsiderueshme e temperaturave.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close