LajmeMaqedoniTopLajm

Bogovina së shpejti me njësi zjarrfikësish

Kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili përmes një postimi në faqen e e tij në FB ka njoftuar se komuna do të pajiset me vetura zjarrfikësish. Ai në postim ka shënuar se komuna që drejton ai ka fituar një projekt nga bashkëpunimi ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri (IPA fonde), transmeton Top24.

Xhemaili shënoi se vlera e këtij projekti kap vlerën prej 400 mijë euro dhe ka për qëllim krijimin e një qendre të zjarrfikësve.

Me këtë projekt komuna e Bogovinës do të ketë ekipin e vet të zjarrfikësve dhe do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të kësaj Komune. TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close