LajmeMaqedoni

Blerjet onlajn, kryesojnë Irlanda dhe Holanda

Rritja, sipas presidentes së ATEM, Nina Angelovska, është për shkak të rritjes së blerjeve në internet nga platforma të tilla si Booking.com, Netflix, Uber (Holandë), ASOS dhe Amazon UK (Britania e Madhe), si dhe Meta dhe Google (Irlandë). Ky trend, thotë ajo, gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht tek shitësit elektronik vendas duke rritur zakonin e blerjeve në internet midis konsumatorëve.

Analiza e Asociacionit për tregti elektronike në Maqedoninë e Veriut (ATEM), duke u bazuar në të dhënat e Bankës Popullore, tregon se gjatë vitit 2024, qytetarët e Maqedonisë së Veriut blerjet nga jashtë vendit i kanë bërë në vlerë prej 284.4 milionë euro me 7.4 milionë transaksione, ndërsa shërbimet më të zakonshme janë të lidhura me udhëtime, biletat e avionit, rezervimet e akomodimit, dhe të ngjashme. Krahasuar me vitin 2023, kjo është një rritje prej 45.4%, ndërsa numri i transaksioneve është rritur për 61.4%, thuhet në analizë.

Shumica e transaksioneve janë realizuar në Irlandë (1.37 milion transaksione), dhe Holandë (41.9 milion transaksione). Këto vende së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të, Hungarinë, Greqinë dhe Gjermaninë përbëjnë 74% të vlerës totale dhe 67% të numrit të transaksioneve. Transaksioni mesatar në vitin 2024 ishte 38.6 euro, ose 10% më pak se vitin 2023. Transaksioni mesatar më i shtrenjtë është bërë në Gjermani (214.2 euro), ndërsa më i liri në Luksemburg (14.1 euro).

Normat më të larta të rritjes së transaksioneve ka Greqia (208%), Lituania (162%), Irlanda (141%), ndërsa vlerë të shumës që kanë bërë qytetarët e Maqedonisë kanë me Lituaninë (222%), Irlanda (59%), Mbretëria e Bashkuar (59%), ndërsa rënie është shënuar vetëm në Gjermani – numri i transaksioneve është ulur me 66%, kurse vlera me 3%.

Rritja, sipas presidentes së ATEM, Nina Angelovska, është për shkak të rritjes së blerjeve në internet nga platforma të tilla si Booking.com, Netflix, Uber (Holandë), ASOS dhe Amazon UK (Britania e Madhe), si dhe Meta dhe Google (Irlandë). Ky trend, thotë ajo, gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht tek shitësit elektronik vendas duke rritur zakonin e blerjeve në internet midis konsumatorëve.

Por, kush blen nga dyqanet elektronike maqedonase? Mbajtësit e huaj të kartave të pagesave shpenzuan 37.2 milionë euro në vitin 2024 për blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga e-shitësit maqedonas – një rritje prej 38.7% në krahasim me vitin 2023. Janë realizuar 1.2 milionë transaksione – një rritje prej 44%. Shumica e transaksioneve dhe vlerave vijnë nga SHBA – 6.3 milionë euro (17% e vlerës totale), Zvicra – 3.5 milionë euro, Gjermania – 2.4 milionë euro. Më pas vijojnë Irlanda (1.85 milionë euro), Turqia, Kosova dhe Serbia. Rritjen më të lartë e kanë shënuar transaksionet nga Irlanda, ndërsa rënie është shënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Angelovska thekson se këto transaksione ka të ngjarë të vijnë nga emigrantët maqedonas që blejnë online për familjet e tyre në shtëpi. Ky është një sinjal për dyqanet elektronike vendase se ka potencial që duhet shfrytëzuar më tej.

Related Articles

Back to top button
Close
Close