
Blerim Osmani i BDI-së Tetovë ka realizuar takime në Nju Xhersi, ku ka takaur edhe kandidatin republikan për guvernator, Jack Ciattarelli, njofton Top24.mk
“Një momentet i veçantë i agjendës së sotme ishte takimi me z. Jack Ciattarelli, kandidatin republikan për guvernator në zgjedhjet e vitit 2025 në Nju Xhersi dhe ish-anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të këtij shteti.
Gjatë takimit, z. Ciattarelli ndau me ne strategjinë e tij për fushatën zgjedhore, e cila shërbeu si një model i vlefshëm për përgatitjet tona në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025. Ai foli hapur për sfidat kryesore me të cilat përballet popullsia e Nju Xhersit, si niveli i lartë i taksave, mundësitë e kufizuara për bizneset e vogla, si dhe propozimet konkrete që ai parashikon për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.
#BashkimiDemokratikPërIntegrim“, tha Osmani.



