LajmeMaqedoniTopLajm

Blerim Bexheti përshëndet vendimin e Artan Grubit për t’u dorëzuar para drejtësisë

Deputeti i Blerim Bexheti sonte në emisionin “Debat në SHENJA” përshëndeti vendimin e ish-bashkpartiakut të tij, Artan Grubi, për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.

“E përshëndes individualisht, por edhe në emër të Bashkimi Demokratik për Integrim, vendimin e z. Grubi për t’u përballur me organet gjyqësore në një proces ligjor, transparent dhe jo selektiv, për të dëshmuar për çështjet që ai i konsideron të rëndësishme,” deklaroi Bexheti.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos jetë selektive dhe se vendimet nuk duhet të shpallen përmes mediave apo përmes konspiracioneve, por të trajtohen brenda institucioneve ligjore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close