LajmeMaqedoni

Blerant Ramadani : Vizitë në kompaninë “Eco Tehnix”, histori suksesi nga Saraji!

Bashkë me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, Iljas Veselin, patëm nderin të vizitojmë nga afër kompaninë Eco Tehnix në Saraj, ndër të vetmet në rajon që prodhon kontejnerë inovativë me sistem të automatizuar.
Ky është një shembull i qartë se si vizioni, përkushtimi dhe puna e ndershme mund të sjellin sukses. Falënderojmë biznesmenin e suksesshëm, agën Sefedin nga Svillarja, i cili vendosi të investojë në tokën e tij dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme për komunën tonë.
Eco Tehnix është dëshmi se investimet ekologjike dhe inovative janë rruga drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, të pastër dhe modern. Si menaxhment i ardhshëm i komunës, angazhimi ynë është të jemi gjithmonë pranë çdo investitori që sjell projekte me vizion dhe ndikim pozitiv, për ta ngritur Sarajin në nivelin që e meriton.

Related Articles

Back to top button
Close
Close