LajmeMaqedoniTopLajm

Blerant Ramadani : Rinia – Zëri i Fuqishëm i Ndryshimit

 

Me krenari dhe admirim të madh, pata kënaqësinë të ndjek debatuesit e rinj të FRASH-it në debatin e forumeve rinore politike, ku ata treguan guxim, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e Maqedonisë.

 

Në një kohë kur shpesh të rinjtë shihen si “dekor” në skenën politike, ata dëshmuan të kundërtën, ishin zëri i fuqishëm që sfidon, argumenton dhe frymëzon. Me elokuencë dhe ide të qarta, ata e ngritën zërin për një shoqëri më të drejtë, për politika që reflektojnë nevojat dhe aspiratat e gjeneratave të reja.

 

FRASH-i tregoi edhe një herë se është jo vetëm një forum rinor, por një akademi mendimi, ku formohen liderët e së nesërmes. Këta të rinj nuk janë thjesht pjesëmarrës, por protagonistë të ndryshimit, të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

 

Si sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ndjej një krenari të veçantë për këtë brez të ri, të cilët me guxim dhe vizion vazhdojnë rrugën drejt një shoqërie më të hapur, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Rinia jonë nuk është spektatore, ajo është forca që do ta udhëheqë ndryshimin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close