BotaLajmeTopLajm

Blair, Kushner, Trump – Cilët janë njerëzit kryesorë që bënë të mundur armëpushimin në Gaza

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit për Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi. Shpresohet që marrëveshja të sjellë një ndërprerje të bombardimeve izraelite, një ndërprerje të rrethimit dhe një shkëmbim të robërve.

Ja njerëzit kryesorë të lidhur me marrëveshjen:

Donald Trump – Presidenti i SHBA-së
Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi më i madh ushtarak dhe politik i Izraelit gjatë dy viteve të fundit të sulmeve në Gaza, të cilat kanë shkaktuar mbi 67 mijë viktima. Trump, ashtu si paraardhësi i tij Joe Biden, ka dërguar më shumë armatime në Izrael se çdo vend tjetër dhe ka bllokuar përpjekjet diplomatike për ndalimin e bombardimeve. Plani i tij 20-pikësh për “paqe”, i publikuar muajin e kaluar, ka shërbyer si bazë për marrëveshjen aktuale.

Steve Witkoff – Emisari amerikan për Lindjen e Mesme
I dërguar nga Trump në bisedimet përfundimtare në Egjipt, Witkoff një sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme i kthyer në diplomat, udhëtoi në Izrael për të mbikëqyrur miratimin e marrëveshjes nga SHBA.

Benjamin Netanyahu – Kryeministri i Izraelit
Kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, i zgjedhur gjashtë herë që nga mesi i viteve 1990, ka qenë në krye të luftës më të përgjakshme në Gaza. Ai është subjekt i një urdhri arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte, përfshirë përdorimin e urisë si mjet lufte, akuza të cilat ai i mohon duke mos e njohur autoritetin e gjykatës.

Khalil al-Hayya – Kryenegociatori i Hamasit
Zyrtari i lartë i Hmasit, me bazë në Doha, i mbijetoi një sulmi izraelit në Katar në muajin shtator. Një muaj pas fillimit të luftës aktuale, Hayya e përshëndeti sulmin e 7 tetorit në Izrael – ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë, duke e cilësuar si një “akt të madh”.

Jared Kushner – Dhëndri i Trump
Kushner shoqëroi Steve Witkoff në raundin përfundimtar të bisedimeve në Egjipt. Ai ka pasur një rol aktiv në Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë të Trump dhe vijon të ketë interesa biznesi në Gjirin Persik.

Tony Blair – Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe
Sipas planit të Trump, Blair shihet si kandidat potencial për të udhëhequr një administratë të përkohshme në Gaza. Megjithatë, ai shihet me dyshim nga zyrtarët palestinezë. I kontestuar gjerësisht në rajon për rolin e tij në pushtimin e Irakut në vitin 2003, Blair ka mbetur i përfshirë në çështjet e Lindjes së Mesme për më shumë se dy dekada.

Ron Dermer – Ministër izraelit për çështjet strategjike
Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Netanyahut, Dermer drejtoi delegacionin izraelit në bisedimet e zhvilluara këtë javë në qytetin turistik Sharm el-Sheikh në Egjipt.

Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani – Kryeministër i Katarit
Një ndër figurat kyçe në ndërmjetësimin e marrëveshjes, Al Thani, që mban gjithashtu postin e ministrit të Jashtëm përfaqësoi Katarin në bisedimet e zhvilluara në Egjipt. Katari ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndërmjetës në këtë proces.(The Guardian)

Related Articles

Back to top button
Close
Close