LajmeMaqedoniTopLajm

Bislimoski: Të kthehet furnizimi normal me energji elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) apelon deri te operatorët e rrjetit të energjisë elektrike që të ndërmarrin të gjitha masat për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike në mbarë vendin, deklaroi sot për MIA-n, kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski.

Ai theksoi se furnizimi me energji elektrike tashmë është rikthyer në pjesë të caktuara, por apeloi për masa shtesë.

“Ne e dimë se tashmë po ndërmerren aktivitete serioze dhe se në kushte ku ka borë, në disa pjesë është rikthyer furnizimi me energji elektrike, por edhe një herë apelojmë që të kthehet furnizimi me energji elektrike në tërë vendin”, tha Bislimoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close