
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka ndarë një histori emocionuese gjatë fjalës së tij në Tiranë.
Clinton tregoi se, pasi kishte lënë Shtëpinë e Bardhë, po darkonte në një restorant në New York kur një kamarier shqiptar nga Kosova e njohu.
“Uli tabakanë me ujin dhe u ul në gjunjë. Më pa dhe më tha: ‘Falë teje familja ime është gjallë’”, – rrëfeu ai.
Sipas tij, kamarieri ishte nga Kosova dhe i foli për familjen dhe përjetimet gjatë luftës. Clinton tha se ky moment e ka prekur thellë.
Ai falënderoi gjithashtu shqiptarët për mikpritjen dhe për angazhimin në mbrojtje të vlerave humane, duke theksuar:
“Rezistojini tundimit që t’i trajtoni njerëzit siç ju trajtojnë. Dikur ishit një derë e mbyllur, sot jeni një derë e hapur.”



