LajmeMaqedoni

Bilall Kasami: Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar Epopenë e UÇK-së duke shënuar se sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, shkruan Top24

Kasami më tej shton se “Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë.”

Sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.
Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë.
Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ajo sakrificë u bë themel i shtetit të Kosovës dhe frymëzim për çdo shqiptar.
Lavdi e përjetshme Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close