LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami lagje më lagje pas hallave të Tetovarëve, banorët e Tetovës meritojnë jetë me dinjitet

Kryetari i komunës së tetovë, BIlall Kasami sot ka lëvizur me ekipin e tij dhe me përfaqësues të NPK-së në një lagje tjetër të Tetovës, respektiovisht në lagjen “Andreja Stojanovic”, për të parë nga afër hallet e banorëve të qytetit të tij shkruan TOP24.

Kreu i Tetovës përmes një postimi në profilin e tij në Fb shkruan “Sot, së bashku me ekipin tim dolëm në terren në rrugën “Andreja Stojanovic”, për të parë nga afër problemin me ujin i cili është paraqitur nga viti kaluar. Zgjidhja e përkohshme është intervenimi nga ana e pompës së benzinës “Hit Oil”, në drejtim ku kryqëzohet me rrugën “Boro Vuliq”. Ndërsa për zgjidhje afatgjate do përgatitim projekt infrastrukturor që kjo lagje të ketë ujë për pije 24 orë” ka shkruar Bilall Kasami përcjellë TOP24.

Banorët e Tetovës meritojnë jetë me dinjitet!

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close