
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndër të parët ka uruar partnerin tij Izet Mexhiti për themelimin e subjektit të tij politik ku sot u mbajtë kuvendi themelues në Shkup, shkruan Top24
” Skena politike e Maqedonisë së Veriut është pasuruar sot me themelimin e Lëvizjes Demokratike, të cilës i prin Izet Mexhiti, me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta në idenë e frontit opozitar dhe që shkojnë në të mirë të kauzës shqiptare dhe përgjithësisht gjithë qytetarëve të vendit” shkruan Kasami.
Ndryshe Bilall Kasami kishte vënë kusht grupit të zjarrit që për të bashkëpunuar me ata duhej të shkëputeshin nga BDI dhe të themelonin subjektin e tyre politik.



