BotaLajme

Biden shkakton të qeshura gjatë takimit me kryeministren italiane: Giorgia shpresoj se do të sillesh mirë me mua

Presidenti amerikan sërish ka tërhequr vëmendjen me lëvizjet gjatë takimeve me liderët botëror.

Lideri amerikan duke e mirëpritur kreun e qeverisë italiane në Zyrën Ovale kishte një kërkesë para fillimit të bashkëbisedimit mes tyre, raporton dailymail.

“Shpresoj se do të sillesh mirë me mua”, dëgjohet duke thënë 80-vjeçari, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek 46-vjeçarja.

Shtëpia e Bardhë e konsideron si partnere të fortë kryeministren në ndihmën që po i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Ndryshe, Italia me Melonin ka shprehur gatishmërinë për ta tërhequr Italinë nga Iniciativa e Kinës, “Belt and Road”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close