BotaLajme

Biden: SHBA deri në fund të korrikut do të ketë 600 milionë doza të vaksinës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është shprehur se çdo amerikan do të jetë në gjendje të marrë një vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të muajit korrik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve amerikanë në një sallë bashkie të CNN-it, Biden tha se ka pasur vetëm 50 milionë doza të vaksinave në dispozicion kur ai mori detyrën më 6 janar.

“Deri në fund të korrikut, do të kemi 600 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan”, shtoi ai.

Biden tha se do të ketë 400 milionë doza të vaksinës në dispozicion deri në fund të majit.

SHBA-ja vazhdon të jetë vendi më i goditur nga pandemia, e cila ka mbi 27.7 milionë njerëz të infektuar dhe gati 488 mijë vdekje që nga rasti i parë kur u zbulua në shkurt të vitit të kaluar.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close