
Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim Blerim Bexheti, njëherit deputet i Frontit Evropian përmes një postimi në profilim e tij në FB ka ftuar për unitet pasi shqiptarët në 30 vitet e fundit nuk kan qenë kurrë më keq. Bexheti shton se është koha që të mos lejojmë askaend të vendos për ne pa ne dhe se vetëm unifikimi i shqiptarëve në vend mund të sjellë kthimin e dinjitetit dhe respektit që na takon në vendin tonë, shkruan Top24
Në një kohë sfidash më të rënda politike që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar në 30 vitet e fundit, kur përçmimi i arritjeve tona kombëtare pas Marrëveshjes së Ohrit është i pamohueshëm dhe kur tentimet e njëpasnjëshme për ta defaktorizuar këtë marrëveshje përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për të ardhmen tonë në këtë vend , ne duhet të jemi të qartë:
Nuk duhet të lejojmë askënd të vendosë për ne pa ne!
Vetëm unifikimi i shqiptarëve në vend mund të sjellë kthimin e dinjitetit dhe respektit që na takon në vendin tonë.
Në kohë të vështira, shqiptarët kanë treguar se të bashkuar janë të pathyeshëm, ndërsa ndarjet janë vetëm hapa drejt dobësimit dhe humbjes së së ardhmes. Nuk duhet të pranojmë që të tjerët të përcaktojnë fatin tonë.
Siç ka thënë Ismail Qemali:
“Kombi që qëndron i bashkuar, nuk mund të thyhet kurrë.”
Le të jemi zëri i bashkuar që nuk lejon askënd të luajë me fatin tonë! Le të jemi forca që e kthen dinjitetin në realitet, jo vetëm në fjalë.
Unifikimi është obligim dhe detyrë kombëtare, betejë për dinjitet dhe e ardhme!



