
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të numrit tejet të lartë të vdekjeve, 11 raste në 24 orët e fundit: “Albin Kurti po hesht. Arben Vitia po hesht. Vjosa Osmani po hesht”.
Kryeministër, që nuk po dihet ku je zhdukë, kjo është Qeveria dhe qeverisja jote, ka shkruar Gjoshi dhe ka shtuar se “vendi është duke rënë me lëvizje të lirë në humnerën e pandemisë dhe ti nuk po bëhesh i gjallë”.



