LajmeMaqedoniTopLajm

Besimi paralajmëron instrumente të reja të financimit: Do të ketë obligacion zhvillimor dhe të gjelbër

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka deklaruar se me Strategjinë e re fiskale, parashihen risi në mënyrën e financimit.

Do të ketë obligacione zhvillimore dhe të gjelbër. E para nënkupton investime kapitale, ndërkaq e dyta realizim të Agjendës së Gjelbër.

“Me strategjinë fiskale planifikojmë edhe instrumente të reja të financimit. Ato janë obligacioni zhvillimor dhe i gjelbër. Dallimi nga periudha e deritanishme, është se këto obligacione nënkuptojnë se ato mjete do të përdoren ekskluzivisht për investime kapitale, kurse obligacioni i gjelbër nënkupton se ajo do të përdoret ekskluzivisht për projekte që do të thonë përkrahje për zhvillim të gjelbër, gjegjësisht për Agjendën e gjelbër. Me buxhetin dhe me ribalancin parashohim program të ri për zhvillim të gjelbër në nivel të Qeverisë”, tha Besimi në 10 MINUTA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close