LajmeSport

Besiktas, kundërshtari i radhës në Europë, flet Shehi: Jemi skuadra më fatkeqe në shortin e këtij raundi

Nga turi i parë eliminator tek i dyti i “Conference League” është shumë për Tiranën. Nuk po flasim për kapërcim pindarik në hierarkinë e kompeticionit europian, por sa i përket nivelit të kundërshtarit. Krahasimin bëjeni vetë: nga Dinamo Batumi te gjigantët turq të Besikas.

Një kundërshtar të tillë mund ta prisnin bardheblutë në fazën e grupeve, fjala vjen, por jo qysh tani. Kapriçio e shortit, që krijoi këtë përballje shumë të vështirë për Tiranën. Duke folur për mediat, trajneri bardheblu, Orges Shehi, e pranoi se shorti u tregua i pamëshirshëm me të tijtë, teksa po pret të luajë sfidën e parë me Besiktas, nesër në mbrëmje, prej orës 20:00, në Stamboll.

Si është gjendja e skuadrës?

Gjendja është shumë normale. Edhe Kaina është rikthyer pasi kaloi gjendjen gripale, por nuk është në 100% e vet. Grupi është i plotë në çdo aspekt. Ka optimizëm sepse kaluam një transfertë të vështirë. Duke bërë llogaritë kemi një tjetër transfertë akoma më të vështirë të enjten në Stamboll.

A besoni te kualifikimi?

Do them të vërtetën, në futboll është vërtetuar që nuk fiton gjithmon më i miri. Do të luajmë përballë një ekipi shumë të fortë, e dimë që shanset i kanë ata, por në futboll çdo të gjithë i kanë shnaset e tyre, edhe ekipet e vogla. Duhet të shfaqim personalitetin tonë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ATY KU LU TIRONA SECOND QUALIFYING ROUND BEŞIKTAŞ JK KFTIRANA VODAFONE ARENA, ISTANBUL 27.07.2023| 20:00 (ALB) 21:00 (TUR)"

Sa e njeh Besiktasin?

Nuk kanë zhvilluar ndeshje zyrtare, por vetëm 2 miqësore. Me aq mundësi i kemi analizuar dhe parë me kujdes. Kemi një informacion për lojtarët dhe titullarët. Kanë marrë disa lojtarë të rinj dhe nuk besoj se do të jenë në fushë. I njohim, por fusha është tjetër gjë. Nuk kemi informacion të plotë pasi nuk kanë bërë ndeshje zyrtare.

A varet kualifikimi nga ndeshja e parë?

Janë 2 takime dhe kualifikimi vendoset në të dytin. Do mundohemi të përmirësohemi edhe pse kemi bërë një neshje shumë të mirë ndaj Dinamo Batumit. Si moduli, edhe vendosja në lojë ndryshojnë. Rëndësi ka kualiteti dhe Besiktasi e ka këtë më shumë se Batumi. Rrjedha logjike e lojës është ndryshe. Do të shohim pas takimit të parë, por e dimë që kemi një kundërshtar të fortë.

Ti vetë ke luajtur 2 herë kundër Besiktasit…

Kam qenë pjesë e Skënderbeut në Kupat e Europës. Luanim në grupet e “Europa League”. Kundërshtari ka patur gjithmonë cilësi, lojtarë të nivelit të lartë. Klub me histori dhe buxhet. Atëherë isha lojtar, ndërsa tani trajner. Është e bukur të përplasesh me kundërshtarë të tillë, pasi na rrit më shumë.

A e ka kryer Tirana misionin e vet me kualifkimin ndaj Dinamo Batumit?

Tirana është skuadra më fatkeqe përsa i përket shortit. Ekipet e tjera e kanë patur të lehtë. Si Besiktas, edhe Batumi janë të fortë, turqit akoma më shumë. Jemi pjesë e një skuadre që është dënuar të bëjë maksimumin. Në dy ndeshje kemi ndryshuar dy lojtarë, por kjo nuk është domethënëse, pasi në fushë luajnë 11 vetë. Po të kisha mundësi do të aktivizoja 16 lojtarë. Pak rëndësi ka kush fillon titullar, por duhet dëshira për të treguar veten.

Related Articles

Back to top button
Close
Close