Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë gala, duke shënuar edhe hapat e parë drejt një rrugëtimi muzikor për të lënë gjurmë në muzikën shqiptare në vendvThemelimi i këtij institucioni paraqet realizimin e kërkesës shumëvjeçare të kuadrove të cilët pasi përfundonin fakultetin muzikor, nuk kishin ku të vazhdojnë rrugëtimin e vet professional. Tani, në suazat e këtij institucioni në të cilin do të kultivohet dhe zhvillohet muzika serioze vokale dhe instrumentale, si edhe ajo e popullarizuar dhe xhaz, do të mund të kultivojnë dhe përsosin talentin dhe pasionin e vet të gjithë admiruesit e këtij zhanri.
Pika kulminante dhe qendrore ishte: “Lengjendat këndoja me mall” një interpretim brilant i dy Kërçovarëve Besiana Mehmedi e Adem Karaga. Nën përcjellje të orkestrës simfonike dhe korit, u portretizua në mënyrë madhështore figura e Adem Jasharit, interpretim artistik që ka ngritur sallën në këmbë të gjithë të pranishmit në Pallatin e Kulturës në Tetovë ku mbajt koncerti promovues i Ansamblit Muzikorë. Ishin ovacionet dhe duartrokitjet frenetike, që kanë përcjell këtë interpretim premiere kompozim dhe me tekst nga Sami Piraj.
Pas Teatrit Kombëtar, Ansamblit të Këngëve e Valleve, për shqiptarët fillojë me aktivitet edhe Ansambli Muzikor. Një institucion tjetër shtetëror, me të cilin shqiptarët hap pas hapi po pozicionohen në pozita të barabarta dhe në sferën e kulturës.