
Në javët e fundit, një nga temat më të diskutuara në mediat dhe rrjetet sociale ka qenë divorci i aktorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, si dhe lidhja e mundshme e saj me reperin Ledri Vula.
Por, edhe aktori i humorit, Besi, duket se ka gjetur kohë të rikthehet në jetën e dashurisë pas ndarjes së tij nga Xhensila. Pas shumë spekulimeve mbi jetën e tij private dhe pas një periudhe të gjatë të mbajtur të fshehtë, tashmë ka qarkulluar lajmi se Besi ka nisur një lidhje të re.
Kjo lidhje, megjithëse ende e panjohur për publikun, ka ngritur shumë pyetje dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave. Sipas disa burimeve të afërta me aktorin, këngëtari ka vendosur që këtë herë të ruajë më shumë diskrecion mbi jetën e tij personale, duke hequr dorë nga marrëdhëniet me vajza të njohura dhe të famshme, për të ndjekur një romancë më të qetë dhe më larg vëmendjes së publikut.
Kjo është një largim nga periudha e kaluar, kur shumë herë ai ishte në qendër të mediave për marrëdhëniet e tij me Xhensilën, si dhe për jetën e tyre të përbashkët.
Duket se aktori ka preferuar që të ruajë privatësinë e tij dhe të jetojë këtë lidhje larg kameras dhe syve të publikut, duke postuar më shumë për projektet e tij të punës, si dhe për momentet që kalon si baba, sesa për detaje nga jeta e tij personale.
Në rrjetet sociale të Besit, asnjë postim apo foto që e lidhen me partneren e tij të re nuk ka dalë në dritë, duke e mbajtur të fshehtë këtë marrëdhënie.
Ndërkohë, pas ndarjes, një tjetër ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë festa e ditëlindjes së vajzës së tij, Ajka. Pavarësisht ndarjes, Besi dhe Xhensila kanë arritur të organizojnë dy festa të veçanta për vajzën e tyre, duke ruajtur një marrëdhënie të qetë dhe të fokusuar tek lumturia e saj./Ora Info



