LajmeRajon

Berisha vijon akuzat: Alibeaj mori 220 mijë euro nga Rama, bashkë me Bashën është i larguar përfundimisht nga PD

Ish kryeministri Sali Berisha refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, pasi sipas tij vullneti i sovranit është tjetërsuar.

Ai akuzon Enkelejd Alibeajn se ka marrë nga Edi Rama 220 mijë euro për t’i shërbyer këtij të fundit.

‘Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.

Në një dalje për mediat, Berisha akuzon kundërshatërt se kryen krim elektoral dhe manipuluan zgjedhjet. Ai thekson se pjesëmarrja e ulët erdhi si pasojë e problemeve të qëllimshme me pajisjes dhe jo për shkak të mungesës së alternativës.

“Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjitha pasojat dhe shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit. PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Ramës dhe ministrit të familjes së tij Çuçi të cilët ndryshuan qendrat e votimit me dokumentet zyrtare të zgjedhësve. PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për tu mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.

Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë, qendrat e votimit ishin ose emrat e tyre në listat për të votuar ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera, pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim me ligjet. Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë të zgjedhur sipas kriterit të bindjeve politike”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Berisha thekson se kundërshtarët blenë votat, gjë e cila u reflektua dhe në rënien e ndjeshme të euros.

Related Articles

Back to top button
Close
Close