LajmeMaqedoniTopLajm

Berisha godet Osmanin: Kosova është dashuria, dhimbja jonë, jo thjeshtë shteti fqinjë

Sekretarja e ASH-së, Vjollcë Berisha, përmes një postimi në profilin e saj në facebook i ka kujtuar ministrit të punëve të jashtm, Bujar Osmani, se Kosova është shumçka për ne, shkruan Top24.
Në postimin e saj, Vjollcë Berisha shkruan si më posht:

“Kosova është boshti ynë. Boshti i dinjitetit, atdhedashurisë, shkollës, zërit që kemi ngritur. Kosova është plaga, është mbamendja jonë kolektive.
Të rrish gatitu në kokë të Kosovës nuk është mirënjohje, është obligim.

Asnjë politikan që thotë se është shqiptar, as çështjen më të vogël të Kosovës, nuk mund ta shohë me syzet neutrale të diplomatit që jep vlerësime nga Olimpi i rehatisë së tij pushtetare.
Po fatkeqësisht, ky është standardi që është krijuar në Maqedoni: Relativizimi i çështjeve tona kombëtare. Po me këtë rehati promovohen kauza qytetare, sikur të gjitha kauzat kombëtare të ishin tejkaluar.
Festohen festat Ilinditase të shfaqura brenda natës në agjendën qytetare të pushtetarëve jeshil të Maqedonisë. Flitet e veprohet me shkëputje totale nga diskursi shqiptar, nga kujtesa kolektive, nga dhimbja e përbashkët që kemi pasur, e më e patolerueshmja, nga ëndrra e vjetër që kemi. Përditë po na largojnë nga qenia. Kjo, fatkeqësisht, po shndërrohet në standard.
Të harrosh dashurinë e të shkelësh me këmbë atë që ta dha Kosova është tradhti e sojit të vet.

Në përputhje me këtë mendësi Ministri i Punëve të jashtme, Bujari i Osmanëve, e sheh si punë të jashtme dhimbjen e Kosovës, plagën e saj të pambyllur.

Kosova nuk është shteti fqinjë.
KOSOVA është dashuria, është dhimbja, është kërkesa e gjakimi i madh yni për llogaridhënien absolute edhe për lotin e secilit fëmijë në atë krim të pashembullt”. Shkruan Berisha, përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close