LajmeMaqedoniTopLajm

Bela: Zgjidhja që propozon Ministri ngulfat foshnjat

Pas deklaratave të ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti për ndërtimin e një parkingu në kate në qendrën klinike Nëna Terezë në Shkup, parking ky i paraparë të ndërtohet afër ish gjinekologjisë ka hapur debate të reja nëse duhet ndërtuar aty apo duhet zgjidhje alternative, shkruan Top24

Portali Top24 ka kontaktuar ish drejtorin Valon Bela i cili kishte kundërshtuar ish ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe për ndërtimin e këtij parkingu me faktin se ky parking do të ishte i dëmshëm dhe me pasoja fatale për të posalindurit.

“Po është e vërtetë që edhe asokohe Venko Filipçe i Shëndetësisë dëshironte ta ndërtonte por nuk ia lejuam ne (drejtorët e Gjinekologjisë) sepse e arsyetuam me faktin se veturat e grumbulluara në parking e ndotin shumë ajrin dhe në vend se të marrin mjekimin e duhur, pacientëve edhe më tej u ngarkohen (vështirësohen) problemet shëndetësore. Afër parkingut i kemi edhe vendndodhjet e foshnjave të porsalindura dhe ajri i papastër sado që filtrohet përmes ventilimit, lëvizjet e personelit mjekësor, vizita e prindërve tek foshnjat apo bashkëshortëve ndaj bashkëshorteve ndikon në bartjen e grimcave të rrezikshme (madje edhe fatale) për të porsalindurit dhe lehonat.” shprehet Valon Bela

Bela si zgjidhje që duhet ta merr ministri Fatmir Mexhiti sugjeron që të motivohet personeli shëndetësor të përdor transportin urban dhe jo të vijnë me makinat e tyre private dhe kështu do kishte afro 500 vende të lira për të parkuar veturat pacientët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close