LajmeMaqedoniTopLajm

Bela pyet Mersim Maksutin: Si bre e quan veten Profesor universitar, jurist i profesionalizuar dhe del e gënjen publikisht?

Analisti politik Valon Bela përmes një postimi ka pyetur profesorin universitar Mersim Maksuti se si e quan veten Profesor universitar, jurist i profesionalizuar dhe del e gënjen publikisht?. A nuk ishe ti 3 mandate si Dekan i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës dhe arsyetoje gjithmonë si kujdestar juridik partinë “amë”? Por tani çfarë po ndodh me ty? Ndërrimi i fanelave nuk i ndryshon argumentet juridke dhe faktet (marrëveshjet) historike por ja që falë servilosjes tënde ndaj Taravarit, një njeri që ashiçare është servil i VMRO-së dhe politikave të saj, ti ndryshon verzionin dhe manipulon paturpësisht. Nëse ti nuk e ditke çfarë qenka legjitimiteti atëherë përse del në prononcim mediatik dhe tenton t’u shpërlash trurin atyre që presin nga ty të thuash të vëtetën e hidhur, shkruan Top24

Tendenca e disave që imponohen si intelektualë të kohës e që në fakt janë njerëz të formuar nga partia, të punësuar nga partia dhe normal të djallëzuar vetëm pas parave dhe pozitave për të relativizuar çështjen kryesore të këtyre ditëve është krim në vete. Si bre me mendjen në kokë del dhe thua që legjitimiteti qenka çështje komplekse dhe e parëndësishme vetëm e vetëm për t’i shërbyer Taravarit që ti i zgjate dorën para zgjedhjeve pasi që e shfrytëzove deri në maksimum partinë “amë”. Si bre e quan veten Profesor universitar, jurist i profesionalizuar dhe del e gënjen publikisht? A kaq poshtë po e përul veten dhe pozicionet që dikur mbaje e që për të keqen tonë s’paskemi ditur se kush na ligjëron dhe kush na edukon brezat e rinj?! A nuk ishe ti 3 mandate si Dekan i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës dhe arsyetoje gjithmonë si kujdestar juridik partinë “amë”? Por tani çfarë po ndodh me ty? Ndërrimi i fanelave nuk i ndryshon argumentet juridke dhe faktet (marrëveshjet) historike por ja që falë servilosjes tënde ndaj Taravarit, një njeri që ashiçare është servil i VMRO-së dhe politikave të saj, ti ndryshon verzionin dhe manipulon paturpësisht. Nëse ti nuk e ditke çfarë qenka legjitimiteti atëherë përse del në prononcim mediatik dhe tenton t’u shpërlash trurin atyre që presin nga ty të thuash të vëtetën e hidhur? Por ja që uria për pozicion, të ka verbëruar deri në përçmim saqë s’mba më. Dhe çka të themi më tepër për këso njerëz që gënjejnë publikisht? Që mendojnë se ky popull lehtë manipulohet, dhe mendon se lehtë u serviren njerëz që mendojnë vetëm për kolltuqe dhe pasurim të shpejtë. E paramendoni BDI-në dhe pozicionin e saj tani dhe se nga cilët njerëz po goditet? Nga ata që i ngriti, i formësoi dhe i emancipoi “gabimisht” që një ditë të lehin pas pronarit dhe jo pas hajnit. 3 mandate Dekan pranë UT-së së ngritur nga sakrifica e gjaku së popullit të mjeruem shumë vite dhe sot e sheh se paskan qenë kot. Sepse kur ne menduam se investuam në kuadro, profesionistë të fushave, na del se interesi personal është mishëruar nga ata që kurrë nuk i dhanë kombit asgjë edhe pse i kishin të gjitha parakushtet për të kontribuar. Turp për juristët e atillë dhe çfarë ky njeri paska përfaqësuar dhe përfaqëson akoma në atë institucion me shumë vlerë për shqiptarët. Tentimi për ta arsyetuar këtë presedan që në të kaluarën u dëshmua se është dëm për proçeset politike të shqiptarëve është krim dhe duhet gjykuar si i atillë pavarsisht kush dhe kur e thot!

Related Articles

Back to top button
Close
Close