LajmeMaqedoniTopLajm

Bekteshi numëron kriteret: “Promovimi” për investim në energjetikë vetëm për fotografi (Detaje)

Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke komentuar fotografitë e fundit të publikuara në faqe të Qeverisë ku kryeministri i ri “promovon” invesitorët e rinjë në energjetikë ka thënë se ky “promoovim” është bërë vetëm sa për të bërë fotografi dhe asgjë nuk ka reale në këtë rast.

 

Sipas Bekteshit investitorët e lartë-përmendur nuk përmbushin asnjë kusht.

 

Thotë se nuk është kryer as matja e erës, shton se investitori nuk ka as proekt ideor e lëre më infrastrukturor. Pohon se promovimi është bërë pa kryer studim fizibiliteti për kyçje në rrjetin e MEPSO-s.

 

Më tej, Bekteshi ka kujtuar Mexhitin “të fotografuar” në këtë rast se Qeveria i’a mori kompetencat për planifikim hapësinor.

 

Reagimi i plotë:

 

Investimi energjetik që e “promovuan” sot, është sa për foto!

E para, ky investim nuk i ka kry as matjet e erës.

E dyta, nuk e ka kry studimin e fizibilitetit për kyçje në rrjet në MEPSO.

E treta, asnjë nga 12 dokumentet e përcaktuara me ligj nuk i posedon.

E katërta, qeveria duhet të shpalli investitorin e fundit marrë parasysh që fondi kryesisht operon ne Dubai dhe Luksemburg.

E pesta, nuk ka as proekt ideor e leje më infrastrukturor.

E gjashta, a e din Zotëriu që morri pjesë në takim që edhe kompetencat për planifikim hapësinor ja kan marrë.

E shtata, me ËPD gjermane cka ndodh? Apo më leht me fonde prej Dubai!!!

E fundit, nëse Qeveria nuk i publikon të gjitha këto që përmenden më lart, do ti publikojë Fronti Europian marrë parasysh se sektori energjetik është pjesë e infrastrukturës kritike të shtetit!

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close